I quajti ‘katundarë dhe bala’ personat që u rrahën në koncertin e tij, Butrint Imeri kërkon falje për termin e përdorur

Në një mbrëmje muzikore të këngëtarit, Butrint Imeri nuk ka shkuar çdo gjë ashtu siç duhej.

Kjo sepse teksa ai po performonte hitet e tij, disa persona në publik kanë filluar të përleshen fizikisht.

Kjo ka bërë që edhe vetë Butrinti fillimisht të pauzonte këngën dhe të kërkonte nga publiku që të mos i shikojnë ata por të vazhdojnë të argëtohen.

Rrahje në koncertin e Butrint Imerit (Foto: TIkTok)

“Mos i këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, dëgjohet të thotë Butrinti në një video që u bë virale në TikTok.

Por, për gjithë këtë, këngëtari së fundmi ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit.

Imeri tha se i vjen keq që ka përdorur termin ‘katundar’ dhe u ka kërkuar falje personave që janë ndjerë të ofenduar nga kjo shprehje.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ai tutje në postim tha se edhe vet është me orgjinë nga fshati dhe se ndihet krenarë për këtë.

“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që kam bërë me termin “katundar” gjatë një rrahje që është bërë sa isha duke performuar në një klub, por ka qenë momentale dhe kam qenë i frustruar me ato pamje që kisha përballa, sepse ne dalim me u kënaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë. Unë vet jam “katundar” me prejardhje, jam shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkojë shumë falje, sepse ka qenë moment që nuk kam ditur se sit ë shprehem kur I kam parë ato sjellje. Ju don katundari shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar këngëtari në postim. /Telegrafi/