8 të vdekur në Kosovë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Nuk ka rënë nën 200 numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Të enjten janë konfirmuar 207 raste të reja.

Numri i të shëruarve është shumë më i vogël – 32. Ndërkohë është njoftuar nga IKSHPK-ja për tetë të vdekur në 24 orët e fundit. Totali i të vdekurve ka shkuar në 94.