8 persona vdiqën dje nga koronavirusi, mbi 2 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se 8 persona kanë vdekur sot në Kosovë si pasojë e virusit Covid-19.

Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK mbrëmë ka bërë të ditur se deri dej kanë qenë 86 raste të vdekjes dhe që i bie se sot kanë vdekur 8 persona nga Covid-19.

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK.