8 miliardë dollarë gjobë për ”Johnson & Johnson” për dëm ndaj një pacienti

Një gjykatë në shtetin e Philadelphia urdhëroi kompaninë ”Johnson & Johnson” të paguante tetë miliardë dollarë dëme ndaj një burri, i cili kishte përdorur që fëmijë ilaçin antipsikotik Risperdal.

Kjo i shkaktoi atij një gjinekomasti ose një gji të zmadhuar.Ky është sanksioni më i rëndë i vendosur deri më tani ndaj shumëkombëshes farmaceutike amerikane në më shumë se 13 mijë veprime ligjore të ngritura kundër Risperdal.

”Johnson & Johnson” dyshohet se ka qenë e vetëdijshme për rreziqet, por nuk ka paralajmëruar në mënyrë adekuate mjekët dhe pacientët mbi përdorimin e tij.

loading…