Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me rastin e festës së 8 Marsit, ka vizituar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.
Minxhozi ka thënë se Pagarusha është e veçante, dhe diva e muzikës shqiptare.
Në këtë vizitë, ai i ka uruar shëndet dhe lumturi.
“Në një ditë të veçantë, për një person të veçantë, një buqetë me lule e merituar, për divën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shëndet e lumturi”, ka shkruar Minxhozi në faqen zyrtare të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
Festën e 8 Marsit sot e kanë uruar edhe të gjithë krerët shtetëror.








