8 fotot që ju bëjnë ta duani veten ashtu siç jeni

Lëvizja ‘Trupi pozitiv’ ka sfiduar nocionet dhe standardet e bukurisë duke i hedhur ato në drejtime më të mira nga ç’ishin vitet e fundit.

Fotografi Peter DeVito dhe finalisti i “Next America Model”  nga Amerika Khrystyana Kazakova tregojnë që arsyeja pse ata krijuan atë nuk ka të bëjë thjetë me trentin, por më shumë se aq.

E quajtur  “More than just a trend” kjo lëvizje u bë më e thellë në kuptim, duke publikuar sete të fotografive të cilat me anë të hashtagjeve virale u adresohen stereotipeve rreth përfshirjes, gjinisë, diversitetit dhe seksualitetit.

“Pjetri dhe unë dëshironim që të krijonim këtë projekt për të deklaruar se diversiteti nuk është vetëm një trend tjetër,” tha Kazakova. “Diversiteti është realitet, dhe industria e modës duhet gjithmonë të pasqyrojë se si është vërtet njerëzimi i mrekullueshëm.”

Për këtë qëllim, ata u kërkuan miqve të paraqesin me etiketat “trendy” ose stereotipet që njerëzit përdorin për t’i përshkruar ato.

Çdo foto gjithashtu përfshin edhe shënimet që tregojnë saktësisht atë që e karaterizon personin përkatës.

Fotografitë në vazhdim ju shfaqin praktikisht këtë lëvizje, të cilën mund ta përdorni edhe ju.