788 pacientë u trajtuan si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

788 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë vikendit kanë qenë 15 lindje, 8 normale dhe 7 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 15 foshnje dhe sa i përket gjinisë 11 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 439 pacientë që në total kanë bërë 4,964 analiza.
17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

loading…