Martesë

Çifti, Arbëri dhe Dafina mbërrijnë në sallën e dasmës

Kaq ishte! Arbër Zeneli po feston martesën e tij me Dafina Hisenin me një dasmë të madhe.

Ngjarja po zhvillohet në një nga sallat e bukura në Mitrovicë me 300 të ftuar.

Ndër shumë familjarë të ftuar, bashkë me fustbollistin sonte do të festojnë Blero dhe miqtë e tij, futbollistët e kombëtares së Kosovës.

Gjithashtu i ftuar është edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Më poshtë mund të shihni edhe hyrjen e çiftit në sallën e dasmës dhe gjithë atmosferën festive. /Prive.al