78 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

78 persona kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit të shtunën, derisa po këtë ditë janë regjistruar 346 raste të reja.

Italia është vendi i katërt me më së shumti vdekje deri tash nga koronavirusi. 34301 persona kanë vdekur në Itali, ndërsa vetëm SHBA-ja, Britania e Brazili kanë më shumë viktima.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Itali është 236651.

27485 është numri i rasteve aktive në Itali.