Zyrtarë të lartë të partive opozitare (PDK e LDK) po e kritikojnë pushtetin për të gjeturat e Raportit të Progresit. Me theks të veçantë, këto dy parti janë fokusuar te pjesa ku raporti jep të dhëna për tenderët. Është fjala për tenderët e negociuar apo njëburimor.

Kryteari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dhënien e tenderëve të negociuar.

Krasniqi ka thënë se Qeveria dyshohet që ka tederë që kapin vlerën e 78 milionë eurove, u janë dhënë miqve dhe të afërmëve të pushtetit.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën.” – ka shkruar në mbishkrimin e kësaj video.

Ndërkohë edhe deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami, ka pasur kritika për dhënien e tenderëve të negociuar.

Ajo ka thënë se sipas Raportit të Progresit, 20 për qind e kontratave publike janë tenderë të negociuar.

Tutje, Bajrami në shkrimin e saj në Facebook beson që këta tenderë u janë dhënë “dostave”.

“Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro. ”Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit.” Raporti i Vendit, faqe 72.” – ka shkruar ajo.

Çka thuhet në Raportin e Progresit?

Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian zbulon se tregu i prokurimit publik të Kosovës pati një rritje të konsiderueshme në vitin 2022. Në krahasim me 5.6 për qind të BPV-së-së në vitin 2021, vlera e tregut u zgjerua në 6.5 për qind të BPV-së.

“Tregu i prokurimit publik të Kosovës u vlerësua në vlerën e 6.5 për qind të BPV-së në vitin 2022, krahasuar me 5.6% të BPV-së në vitin 2021.” – thuhet aty.

Kush është “kampion” me tenderët e negociuar?

Gjatë vitit 2022, institucionet e Kosovës (162 sosh), ka nënshkruar gjithsej 10 mijë e 290 kontrata publike apo 403 kontrata publike më shumë se në vitin 2021, me vlerë 559 milionë eurove.

Sipas raportit të KRPP-së, del që përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës (një burimor) është rritur për dallimi nga vitit 2021.

Kjo procedurë është përdorur më së shumti nga Korporat Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas një rapotit të “Democarcy Plus”, KEK- në vitin vitin 2022, ka nënshkruar 505 kontrata në vlerë 43 milionë e 969 mijë euro.

41 kontrata ishin një burimore me vlerën 16 milionë e 781 mijë euro.