Çitaku komenton takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Berlin: Nuk duhet të trajtohen si dramatike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin.

Çitaku në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se takimet që bëhen në Bruksel apo në Berlin nuk duhet të trajtohen si dramatike, e që sipas saj, ky nuk është takimi i parë i Kurti me Vuçiqin që të trajtohet si i tillë.

“Mendoj që ne duhet të fillojmë t’i trajtojmë takimet qofshin në Bruksel apo në Berlin në mënyrë pak më jo dramatike, sepse ky nuk është takimi i parë i Kurtit me presidentin serb. Para cdo takimi edhe pas cdo takimi po ka një dramë një traumë, kryeministri e ka detyrë kushtetuese që ta përfaqësojë Kosovën në dialog”, tha Çitaku.

Çitaku tha se PDK-ja e mbështet dialogun që sjell njohjen reciproke.

Ne si PDK e mbështesim dialogun dhe kërkojmë të ketë afate kohore, kërkojmë që dialogu të sjellë njohjen reciproke dhe të përmbyllet shpesh. 

Unë mendoj që kryeministri e ka problemin në këtë proces më vetveten dhe jo me ne, së pari nuk ka qenë konsistent”, tha Çitaku.