77 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19 në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit në klinikën Infektive janë të shtruar 27 pacientë dhe një është në mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në klinikën e Pediatrisë janë të shtruar gjashtë pacientë, ndërsa në klinikën e Gjinekologjisë janë të shtruar katër pacientë.

Ndërsa, në klinikën e Neonatologjisë është e shtruar një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë dy raste.

Ndërkaq, në spitalet e komunave të Kosovës janë të shtruar gjithsej 32 pacientë.

“Spitali i Gjakovës – 15 pacientë, spitali i Prizrenit – 3 pacientë, spitali i Pejës – 9 pacientë, spitali i Gjilanit -4 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 1 pacient”, thuhet në njoftim.