765 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 730 prej tyre në oksigjenoterapi

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 937 persona janë të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet tjera rajonale, ndërkaq nga ta, 765 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

SHSKUK ka njoftuar se 45 janë në gjendje të rëndë, 730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Sipas njoftimit në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë, 332 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 19 në gjendje të rënduar dhe 333 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 118 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 83 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 65 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 4 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 549 pacientë, 433 të konfirmuar pozitivë, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 397 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 119 pacientë, Spitali i Gjakovës 82 pacientë, Spitali i Pejës 99 pacientë, Spitali i Gjilanit 114 pacientë, Spitali i Ferizajt 70, pacientë, Spitali i Mitrovicës 46 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë 19 pacientë.