71 vjeçi nga Gjilani vdes duke peshkuar VIDEO

Një person ka humbur jetën të dielën e 11 prillit, derisa po peshkonte në Nasalë të Gjilanit.

Familjarët e Muharrem Ibrahimit, që të hënën kishin hapur të pamen për të, thonë se 71 vjeçi e kishte pasion peshkimin, ndërsa më këtë sport merrej për 50 vjet.

Ai sipas miqve të tij ishte i afërt edhe me gjeneratat e reja dhe u mësonte teknikat e peshkimit.

Vdekja e Muharremit dyshohet se erdhi nga sulmi në zemër, por këtë do ta vërtetojë mjekësia ligjore.