Remzije Manit nga fshati Gjurgjudell i komunës së Kaçanikut, hajnat ia kishin vjedhur 55 mijë euro në janar të këtij viti.
Ajo thotë që akoma nuk ka marr ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e saj.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë thënë që janë duke e hetuar rastin, e që deri më tani kanë intervistuar disa persona, si dhe e kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Këta gjithashtu bënë me dije që ky rast është në prioritetet e tyre që të zgjidhet sa më parë.
Remzije Mani përveç që iu kishin vjedhur paratë e kursyera ndër vite, ishte rrahur e lidhur nga disa persona të maskuar që kishin depurtuar në shtëpinë e saj, gjatë kohës që ishte në gjumë./T7/







