Katër prej vaksinave kanë filluar ose duhet të fillojnë testimet tek njerëzit ndërsa 66 vaksina të tjera janë në fazën paraklinike.
Profesori Jeffrey Almond, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha që ka të ngjarë të paktën një prej këtyre vaksinave të jetë efektive.
Zhvillimi, testimi dhe prodhimi i një vaksine zakonisht zgjat 10-15 vjet, por studiuesit shpresojnë ta zvogëlojnë atë në 12-18 muaj.
Një vaksinë e zhvilluar nga CanSino Biologics Inc e renditur në Hong Kong dhe Instituti i Bioteknologjisë i Pekinit po udhëheq garën, me ekipin që shpreson të fillojë së shpejti provat “fazë e dytë ” në Kinë.
Një listë e gjetur në ‘Regjistrin Klinik të Testimeve Kineze’ tregon se ata po planifikojnë të rekrutojnë 500 pacientë.
Gjysmës do t’i jepet një dozë e mesme e vaksinës, një e katërta një dozë e ulët dhe një e katërta e një placebo.
Dy vaksina të tjera po iu bëhen testet e “fazës së parë” nga ndërmarrjet amerikane Moderna dhe Inovio Pharmaceuticals, përcjell Gazeta Shneta.
E katërta është duke u zhvilluar nga profesorja e Oksfordit, Sarah Gilbert.
Stephen Evans, një profesor i farmakoepidemiologjisë, tha se numri i vaksinave të kandidatëve ishte “mbresëlënëse”, por paralajmëroi se mbetet për tu parë nëse ato do të funksionojnë.







