70 kosovarë do të vijnë sot nga Kroacia në Kosovë.

Që të gjithë do të vendosën në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Kjo është konfirmuar për Insajderin nga drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Ai ka thënë se këta persona për pak kohë pritet të mbërrijnë tek Qendra e Studentëve, duke shtuar se në ditët në vijim do të vijnë edhe persona të tjerë.

“Pritet të vijnë për pak kohë. Janë gjithsej 70 persona”, ka thënë Sfishta.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 250 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 52 persona janë shëruar, ndërsa shatët të tjerë kanë vdekur.