Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në aksidentin që ndodhi mes dy automjeteve sot në rrugën Prishtinë – Mutivodë.

Këtë lajm e konfirmoi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:20  kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

BONUS VIDEO: “S’është kapiteni, është kryeministri”, Kurti përcolli 50 qytetarë për udhëtimin e parë pa viza