Stuhia

7 persona humbin jetën nga stuhia e tmerrshme

Italia është goditur nga furtuna dhe rrebeshe të forta shiu.
Erërat kanë arritur deri në shpejtësinë 100 kilometra në orë, ndërsa Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino janë disa nga zonat më të prekura.

Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

4 njerëz nga ana tjetër kanë humkbur jetën në Crotonese për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut.

2 të rinj gjithashtu kanë humbur jetën në Ciociara pasi një pishë ka rënë mbi makinën e tyre.

Po i njëjti skenar ka ndodhur edhe në Napoli, ku një pemë ka rënë mbi një kalimtar, duke e lënë atë të vdekur.

Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.