7 mësues dalin pozitivë me COVID-19, kjo shkollë kalon në mësimin online

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Motrat Qiriazi” në Komunën e Klinës do të kaloj në mësimin online.

Kjo për arsye se 7 mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Andaj IKSHPK ka rekomanduar që në SHFMU “Motrat Qiriazi” në komunën e Klinës mësimi të kaloj nga skenari “A” në skenarin “C”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së CVODI-19.