697 gjoba trafiku të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 697 gjoba trafiku.

Pas reshjeve të borës, Policia kishte bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në qarkullim sidomos drejtuesit e automjeteve, përcjell Ballkani.info.

Policia përmes një komunikate ditën e djeshme kanë apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit që të evitohen rastet e aksidenteve si pasojë e moskujdesit. /Ballkani.info