69-vjeçari nga Kosova merr vaksinën Anti Covid, tregon se si po ndihet

Është duke vazhduar në Kosovë vaksinimi i qytetarëve.

Dje gjatë ditës vaksinën e ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa, sot janë vaksinuar tashmë edhe disa mjekë në Klinikën Infektive.

Vaksinën e ka marrë sot edhe një 69-vjeçar që ka thënë se ndihet i sigurt dhe shumë mirë pas procesit.

Kështu ka bërë të ditur programi i UNICEF-it në Kosovë.

“Selman Jusufi, 69 vjeç, shtetas i Kosovës, në mënyrë vullnetare morri vaksinën Astra Zeneca. Kur u pyet se si ndihet, ai tha: “Ndihem super dhe i sigurt”! Bashkë ia dalim”, thuhet në publikimin e tyre.