67 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

24 aksidente janë me të lënduar nga gjithsej 67 aksidentet e shkaktuara vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia ka shqipatuar 1 mijë e 354 tiketa trafiku.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të këtij institucioni, janë arrestuar 15 persona, 8 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit./Ballkani.info/

loading…