660 persona të arrestuar në gjashtë mujorin e parë të vitit për përdorim të substancave narkotike

Në Kosovë çdo ditë e më shumë është duke u rritur numri i personave që abuzojnë me substanca narkotike, dhe kryesisht adoleshentët janë më të prekurit.

Policia e Kosovës çdo ditë pothuajse raporton për arrestime të personave që përdorin drogë.

Policinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, ku këta të fundit kanë dhënë statistika lidhur me arrestimet për përdorim të drogës për vitin 2018 dhe 2019.

Sipas Policisë së Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 në Kosovës, janë arrestuar gjithsej 660 persona, ku 514 prej tyre meshkuj ndërsa 23 femra.

Ndërsa, duke krahasuar periudhën e njëjte kohore të vitit të kaluar, numri i të arrestuarve për përdorim të substancave narkotike ka shënuar ulje.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, janë arrestuar gjithsej 902 persona për përdorim të drogës.

Qyteti që ka prekur më së shumti këtë fenomen është Prishtina, duke lënë pas kështu qytetet e tjera.

Sipas Policisë së Kosovës, lloji i drogës që ka qenë i prekur më së shumti është mariuhana, pastaj kokaina, heroina etj.

Ndryshe, Rreth 35 mijë persona llogaritet të jetë numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë. Mosha mesatare e atyre që abuzojnë me këto substanca nga viti në vit ka shënuar rënie. Aktualisht mosha më e re që abuzon me droga është 16 vjeç.

loading…