66-vjeçari nga Kaçaniku e rrah motrën e tij e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Kaçanik ka rrahur motrën e tij.

Policia thotë se 66-vjeçari i ka shkaktuar lëndime trupore motrës së tij 61-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Stacioni policor në Kacanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F (M/K) 66 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij me inicilaet L.F (F/K) 61 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kacanik.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.