66 raste të reja me COVID-19 në Zvicër në 24 orët e fundit

Zvicra ka regjistruar 66 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoriteti shëndetësor i Zvicrës (BAG) ka njoftuar se janë bërë 1 mijë e 983 testime dhe 66 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Brenda ditës nuk është shënuar asnjë viktimë.

Numri total i të infektuarve ka në Zvicër ka arritur në 35 mijë e 616 persona. 1 mijë e 707 prej tyre kanë vdekur si pasojë e virusit.