66 raste aktive me COVID-19 në Pejë, sot testohen 11 mostra

Mbi 70 raste me COVID-19 janë konfirmuar deri tani në Komunën e Pejës. Sot nga kjo komunë janë përcjellë 11 mostra për testim për në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Informacione rreth rasteve në këtë komunë ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Sipas Locit, gjendja e të infektuarve është e mirë. Ai ka treguar për express se sot kanë përcjellë për testim 11 mostra, rezultatet e të cilave pritet të dalin në mbrëmje.

Loci thotë se aktualisht në këtë komunë janë 66 raste aktive me koronavirus.

“Dy ditët e fundit, gjendja ka qenë më e mirë. Sot i kemi dërguar për testim 11 mostra të personave të kontaktit, dhe po i presim rezultatet në mbrëmje. Deri tani, në Pejë janë konfirmuar 73 raste. Prej tyre, dy pacientë kanë vdekur, pesë janë shëruar. Pra, raste aktive janë 66. Gjendja e të infektuarve është e mirë”, ka thënë Loci.