66 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës kanë nevojë për oksigjeno terapi

Spitali i Përgjithshëm  i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë duke u trajtuar me Covid 100 pacientë e prej tyre 66 kanë nevojë për oksigjen dhe po trajtohen me oksigjeno terapi, ndërsa në gjendje më të rëndë janë 19 pacientë.

Në anën tjetër njoftohet se 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

236 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,499

analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.