655 të vdekur për 24 orë në Spanjë, numri i viktimave ulet krahasuar me dje

Spanja ka njoftuar 655 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, por shifra është më e ulët se ajo e frikshme rritëse që ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara. Shifrat e fundit, të njoftuara nga ministria e Shëndetësisë, e çojnë numrin e vdekjeve të Spanjës në më shumë se 4 mijë vetë.

Por megjithatë, numri i viktimave krahasuar me dje ka pësuar rënie. Të mërkurën regjistroi 738 të vdekur, numri më i lartë i të vdekurve në këtë vend në një ditë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit rritet në 56,188 të enjten nga 47,610 një ditë më parë. Numri i vdekjeve të raportuara nga virusi u rrit në 4.089 nga 3,434 të Mërkurën, sipas ministrisë spanjolle.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë për numrin e infekrioneve me koronmavirus, të cilat mund të kenë nisur shumë më herët nga sa u dalluan në këtë vend dhe kanë krijuar tashmë një rrjet përhapjeje shumë të gjerë dhe të rrezikshëm.

Po ashtu, Spanja është vendi i dytë në botë për vdfekshmërinë e lartë nga kjo sëmundje, pas Italisë. Kina, vendi nga ku nisi pandemia, ka kaluar në vendin e tretë.