Në Spitalin e Pejës po trajtohen 65 pacientë me koronavirus.
52 nga ta janë në oksigjenoterapi, 2 janë shëruar, kurse 12 janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur 3 foshnje të gjinisë mashkullore.
275 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4411
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.







