63% e qytetarëve të Kosovës duan ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Në sondazhin përmes votimit me telefon në emisionin Pressing të Televizionit T7, 63% e qytetarëve që kanë votuar pro ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, propozuar nga Qeveria Haradinaj, ndërsa 37% prej tyre nuk e kanë konsideruar si ide të qëlluar dhe kanë votuar kundër ndërtimit të saj.

Këtë të mërkurë, në pjesën e parë të emisionit kanë qenë të ftuar kandidatët për deputetë, Liburn Aliu, Rexhep Kadriu dhe Armend Zemaj dhe Çerkin Dukolli të cilët debatuan rreth kësaj teme.

loading…