61 pacientë të hospitalizuar në Infektiv, një paciente në gjendje të rënd

Klinika Infektive ka njoftuar se në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë. 43 raste me Covid-19, klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.

Sipas klinikës, nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor. Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra ndodhet në shtëpi”, thuhet në njoftim.