Viti i Ri 2019

60 të lënduar gjatë natës festive në Maqedoni

Festa e Vitit të Ri për 24 qytetarë ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë, të cilët janë pranuar në gjendje të alkoolizuar
Në Qendrën e Urgjencës janë trajtuar rreth 60 pacientë, kryesisht me lëndime të mara nga aksidentet e trafikut, sulmet fizike, prerje nga qelqi dhe pajisjet piroteknike.

Askush nuk është lënduar rëndë, të gjithë janë duke u trajtuar në shtëpi- deklaroi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Filipçe theksoi se këtë vit në krahasim me vitet e mëparshme, numri i pacientëve që kanë përdorur substanca psikoaktive ka shënuar rënie.

Edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mbrëmjen e Vitit të Ri e ka vlerësuar të qetë.

“Nata ishte e qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe. Pres që të kemi një vit të suksesshëm 2019 dhe dëshiroj që të gjithë qytetarëve të Maqedonisë t’u dëshiroj shumë shëndet, lumturi, mirëqenie në shoqëri, dhe së bashku të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha sfidat”, deklaroi Spasovski.

Megjithatë, pavarësisht nga ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike, policia para mesnatës ka gjetur një total prej 9,500 fishekzjarrësh në një automjet “Golf” në Tetovë, ndërsa shoferi është arrestuar.

Në Tetovë, gjithashtu ka shpërthyer një zjarr në një bodrum ku intervenoi njësiti i zjarrfikësve.