Studenti rus i matematikës, Azat Miftakhov, u dënua me gjashtë vjet burg të hënën nga një gjykat në Moskë, pas pothuajse dy vjet në paraburgim.

Miftakhov, një 27 vjeçar, u arrestua fillimisht në Shkurt 2019 me akuzën e krijimit të një bombe, por më vonë kjo akuzë u hedh poshtë, dhe tani ai po akuzohet për thyerjen e një dritareje të zyrave të partisë në pushtet. Studenti pasuniversitar i Universitetit Shtetëror të Moskës thotë se ai u torturua në paraburgim dhe grupi i shquar i të drejtave të njeriut ‘Memorial’ ka akuzuar pushtetin e Putinit për tortura ndaj studentit. Gjykata e rrethit Golovinsky të Moskës e shpalli Miftakhov fajtor për huliganizëm dhe e dënoi atë me gjashtë vjet burg.

Autoritetet akuzojnë Miftakhov për dorëzimin e një bombe tymi te një i dyshuari i katërt i cili e hodhi atë brenda dritares së partisë politike të Rusisë së Bashkuar në veri të Moskës në mbrëmjen e 30 janarit 2018.

Miftakhov ka mohuar akuzat, por hetuesit thanë se një dëshmitar sekret i cili vdiq nga një incident kardiak vjeshtën e kaluar kishte identifikuar aktivistin nga “vetullat e tij ekspresive”. Akademikë të shquar, duke përfshirë gjuhëtarin Noam Chomsky, kanë shprehur shqetësim në lidhje me akuzat për torturat e Miftakhov, për të cilat kolegët e burgosur thanë se ishin kaq të tmerrshme sa që “ai nuk dukej si një qenie njerëzore”.

Më shumë se 2,500 matematikan nga e gjithë bota nënshkruan një peticion përpara vendimit duke kërkuar që Rusia të lirojë Miftakhov dhe duke kërcënuar të bojkotojë Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve në vitin 2022, i pari që Moska do të presë që nga viti 1966. Dhjetëra anëtarë të Akademisë Ruse të Shkencave kanë shkruar një letër në mbështetje të Miftakhov, ndërsa një peticion që kërkonte lirimin e tij mblodhi pothuajse 90,000 nënshkrime.

Një numër i mbështetësve të Miftakhov u arrestuan të hënën e kaluar jashtë një gjykate, kur gjykatësi fillimisht do të jepte një vendim. Ky nuk është rasti i vetëm që Rusia përndjek aktivistët. Po ashtu këtë javë u arrestua opozitari dhe kritiku i Putinit, Navalny, posa hyri në Rusi, pasi po kthehej nga Gjermania ku ishte trajtuar shkaku i një helmimi me agjendë nervor të kohës së Bashkimit Sovjetik. Rusia e udhëhequr nga Putini shpesh është kritikuar nga mekanizma ndërkombëtar për shtypje të shoqërisë civile dhe opozitës.