6 të vdekur e 10 të zhdukur nga shembja e akullnajës në Itali

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, tetë janë lënduar, dhe dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një akullnajë u shemb në Italinë Veriore, e cila dërgoi copa të mëdha akulli drejt një pike popullore ecjeje.

Incidenti ka çuar në evakuimin e malit Marmolada në Alpet italiane, pasi zyrtarët paralajmërojnë se ekziston rreziku i shembjeve të mëtejshme.

Pesë helikopterë dhe njësi shtesë qensh janë dërguar në zonë për të kërkuar të mbijetuarit.

“Dëgjuam një zhurmë shumë të madhe, pastaj pamë ortek bore dhe akull”, tha një dëshmitar.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se operacionet e shpëtimit janë në progres pasi orteku i akullit ra mbi turistët.

Orteku ndodhi në Marmolada, mali më i lartë në rajonin e Dolomiteve të Alpeve italiane, raporton TheSun, transmeton Klankosova.tv.

Rajoni është goditur nga një valë të nxehti javët e fundit, ndoshta duke shkaktuar shembjen e akullnajës.

Alpinistët e plagosur janë dërguar në spitalet në rajon dhe shërbimet e urgjencës kanë thënë se të paktën dy janë në gjendje të rëndë.