6 të lënduar në një aksident në Vranidoll, intervenon Policia, autoambulanca e zjarrëfikësit

Tri vetura janë aksidentuar para pak minutash në magjitralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Vranidoll.

Sipas informacioneve të para 6 persona kanë marrë lëndime trupore.

Në vendngjarje kanë dalë për intervenim Policia e Kosovës, zjarrëfikësit dhe autoambulanca. /Indeksonline/