Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në semaforët në afërsi të Fakultetit Teknik.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.