6 të dënuar me burg për vjedhje të rrymës

Humbjet totale të energjisë elektrike janë rreth 24 përqind, ku bëjnë pjesë humbjet teknike dhe keqpërdorimet, apo vjedhjet e energjisë elektrike.

Kjo përqindje e vjedhjeve të energjisë, po konsiderohet e pa pranueshme për KEDS-in. Ndërsa, zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë thënë se prej 7184 lëndëve të dërguara nga KEDS-i, në gjykata janë zgjidhur 2039 lëndë, 6 prej tyre me dënim me burg dhe 259 me gjobë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se ky fenomen është duke e dëmtuar furnizimin me energji elektrike, rrezikon furnizimin me energji elektrike dhe ka shërbime më pak kualitative.

Procedurat për ata që keqpërdorin rrymën elektrike, zëdhënësi i KEDS-it thotë se nëse evidentohet që energjia elektrike është keqpërdorur, lënda menjëherë procedohet në gjykatën kompetente.

Numri i përgjithshëm i lëndëve të paraqitura nga KEDS për konsumatorët që e keqpërdorin energjinë elektrike është rreth 20 mijë, ku sipas Buzhalës një pjesë e tyre është zgjidhur dhe pjesa dërrmuese e tyre është në favor të KEDS-it.

Ndërsa, drejtori i departamentit të statistikave në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Besnik Ramosaj deklaron për KosovaPress se lëndët që kanë të bëjnë me KEDS-in, më 1 janar 2018, 5470 lëndë kanë qenë të trashëguara, ndërsa prej janarit janë paraqitur edhe 1714 lëndë të reja, që sipas tij, gjithsejtë në punë kanë qenë 7184 lëndë, që nënkupton edhe lëndë të vjetra.

Ai deklaron se në gjashtë mujorin e këtij viti nga KEDS janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës 176 lëndë, 50 lëndë në Drenas, në Prizren 230 lëndë, 140 lëndë në Mitrovicë, 122 në Gjakovë, në Pejë 9 lëndë, 117 në Ferizaj, Suharekë 118 lëndë, 144 në Malishevë, 110 në Rahovec, në Istog 6 lëndë, në Klinë vetëm 1 lëndë. Në Kaçanik 20 lëndë. 111 në Skenderaj, Podujevë 70 lëndë. Daçan 3 dhe në Shtërpcë 2.