6 raste të reja me koronavirus dhe 40 të shëruar në veri të Kosovës

Të dhënat e fundit nga veriu i Kosovës tregojnë se janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 40 pacientë.

Lajmin e ka bërë të ditur specialisti i epidemiologjisë në veri, Aleksandar Antonijeviq.

Në veri të Kosovës, 31 punëtorë shëndetësorë u infektuan, dhe nga ky numër, gjashtë janë të punësuar në Institutin e atjeshëm për Shëndet Publik.

“Nga 15 persona me simptoma të sëmundjes, gjashtë raste të infeksionit janë konfirmuar. Rezultatet e 46 personave të testuar treguan se 40 prej tyre janë shëruar. Kryesisht punonjës të shëndetit janë ata që janë shëruar nga kjo sëmundje”, tha Antonijeviq, raporton Radio Kontakt Plus.

Po ashtu bëhet e ditur se 15 fëmijë dhe 4 gra shtatzëna u infektuan me virusin korona.

Aktualisht janë 455 raste aktive në zonat e banuara me serbë në Kosovë.