6 protestues të lënduar dërgohen në emergjencë

Janë 6 protestues që kanë pësuar lëndime të ndryshme në protestën e opozitës në Tiranë, nga goditjet me sende të forta.

Ballkan Web raporton se dhjetëra protestues të tjerë kanë probleme asfiksie dhe djegie sysh.

Dy ambulanca kanë hyrë mes turmës dhe kanë marrë dy protestues që kanë humbur ndjenjat, me sa duket për shkak të gazit lotsjellës.