6 pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore nga koronavirusi në Kosovë!

Kosova dje ka shënuar 106 pacientë të infektuar nga pandemia globale COVID-19.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 40 pacientë nga koronavirusi, ndërsa 6 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, të cilët po trajtohen në kujdesin intensiv dhe kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19:

  • 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa
  • 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.

(Burimi: Klinika Infektive, raporti Dr.S.N.)