6 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, ku 12 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, ndërsa gjashtë janë në gjendje më të rëndë.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 12 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin spitalit të Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit, 606 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 59 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.