Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Sipas institutit, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.004 kontakte të rasteve.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.004 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.
Deri më tani, Kosova ka regjistruar 510 raste me Covid-19. 93 persona janë shëruar e 12 kanë vdekur.







