Sot në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka bërë largimin e 6 kamerave.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, tha se sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën vetëm Policia e Kosovës. Prandaj “në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera”, tha Elshani për Express.
Ai tha se “nga Mitrovica Veriore këtë vit janë larguar 38 kamera”.







