57 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacient me koronvirus, prej tyre 6 janë në gjendje më të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po trajtohen 57 pacientë me Covid-19, prej tyre 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, ndërsa 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, prej tyre 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione, ndërsa 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,266 analiza.