562 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

Italia është një ndër vendet më të goditura nga Coronavirusi.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 562 persona dhe janë infektuar 28 mijë e 337 të tjerë.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 49 mijë e 823 ndërsa numërohen në total 1 milionë e 408 mijë e 868 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 553,098 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3 mijë e 801 pacientë.

Ndërsa, 49 persona kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në 24 orët e fundit në Kroaci, derisa janë regjistruar 3 mijë e 308 raste të reja me këtë virus.

Që nga fillimi pandemisë në Kroaci janë infektuar 103 mijë e 718 persona, ndërsa kanë vdekur 1 mijë e 353 persona.

Ndërkohë në Slloveni në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 pacientë si pasojë e virusit Covid-19, e janë regjistruar 1024 të infektuar të rinj me Coronavirus.