55 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

55 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në raportin ditor të SHSKUK-së për rastet e pacientëve të shtrirë si pasojë e COVID-19, bëhet e ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 1139 pacientë, prej tyre 1051 të konfirmuar me COVID-19.

952 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në QKUK, 392 pacientë të shtrirë, 382 prej tyre Covid-19 pozitivë, 331 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 116 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 89 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 70 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 14 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 28 pacientë


Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 747 pacientë, 669 prej tyre Covid-19 pozitivë, 621 me oksigjenoterapi.


– Spitali i Prizrenit, 159 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 130 pacientë
– Spitali i Pejës, 178 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 78 pacientë

Shtimi i rasteve të të shtrirëve në spitale vjen pas rritjes enorme të rasteve të reja të regjistruara në muajin gusht. Shifrat e rasteve të reja kanë arritur vlera rekorde, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar në rreth 25 mijë. Është rritur ndjeshëm edhe numri i humbjeve të jetëve.