54 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë bllokohen në aeroportin e Shkupit

32 shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç mëson Alsat personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, për deri sa Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së virusit korona.