54 pacientë me koronvirus në Spitalin e Pejës, 10 nga ta në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Pejës po trajtohen 54 pacientë me koronavirus.

Nga ta 2 janë në respirator, 38 në oksigjenoterapi dhe 10 në gjendje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

 54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
12 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
482 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione.