Komuna e Prishtinës thotë se sipas rregullores të gjitha supermarketet kanë për obligim të kenë kontratën për pastrim me kompaninë, dhe duhet ta kenë kontejnerin e vet.

“Në të kundërtën, pason gjoba 500 Euro dhe obligimi përmes procesverbalit për pastrimin e të gjitha mbeturinave përreth. Nuk ka tolerancë për ndotjen e mjedisit ? ku jetojmë! Të e respektojmë Prishtinën, duke e mbajtur pastër! #përPrishtinën?”, thekson Komuna e Prishtinës.